Menuja dixhitale me QR code eshte nje nga ndryshimet me te thjeshta por me me impakt qe mund te beni ne restorantin tuaj. Eliminon kostot e printimit, lejon update-e te menjehereshme, dhe ofron eksperience moderne per klientet. Ne kete udhezues mesoni si ta krijoni, ku ta vendosni, dhe si ta integroni me sistemin POS.
Menuja dixhitale eliminon plotesisht kostot e printimit. Nuk keni nevoje te riprintoni menune cdo here qe ndryshoni nje cmim ose shtoni nje pjate te re.
Ndryshoni cmimet, shtoni pjata te reja, ose hiqni artikuj qe kane mbaruar stoku, dhe klientet e shohin ndryshimin menjehere ne telefonin e tyre.
Ofroni menune ne shqip, anglisht, gjermanisht, ose cdo gjuhe tjeter. Ideale per restorante ne zona turistike ose me klient nderkombetar.
Cdo pjate mund te kete foto profesionale, pershkrim, perberesit, kalori, dhe informacione per alergjene. Kjo rrit shitjet me 15-30%.
Shfaqni alergjenet per cdo pjate (gluten, laktoz, arra, etj.). Kjo eshte kerkese ligjore ne shume vende dhe ndihmon klientet te bejne zgjedhje te sigurta.
Shikoni cilat pjata shikohen me shume, cilat porositen me shume pas shikimit, dhe cilat injorohen. Perdorni keto te dhena per te optimizuar menune.
Listoni te gjitha pjatat me emrin, pershkrimin, cmimin, kategorine, dhe foto. Organizojini ne kategori logjike: antipaste, supat, pjatat kryesore, desertet, pijet.
Perdorni nje sistem POS qe ka menu dixhitale te integruar (si Klikont), ose nje platform te dedikuar. Avantazhi i integrimit me POS eshte qe menuja update-ohet automatikisht kur ndryshoni artikujt.
Shtoni logon e restorantit, zgjidhni ngjyrat qe perputhen me brandin tuaj, ngarkoni fotot e pjateve, dhe organizoni kategorite ne rend logjik.
Sistemi gjeneron nje QR kod unik qe lidhet me menune tuaj dixhitale. Ky QR kod eshte i perhershem: edhe nese ndryshoni menune, kodi mbetet i njejte.
Printoni QR kodin ne stikera, kartolina per tavolina, ose ne mur. Vendosni ne cdo tavolina, ne hyrje, ne dritare, dhe ne menune e jashtime.
Sigurohuni qe kameriere dijne si te ndihmojne klientet qe kane veshtiresi me skanimin. Gjithashtu, ata duhet te dijne si te update-ojne menune kur ndryshon dicka.
Sa me shume vende te vendosni QR kodin, aq me shume klient do ta perdorin menune dixhitale.
Jo te gjithe klientet jane te rehatshym me teknologjine. Mbani gjithmone disa kopje fizike te menuse per klientet qe preferojne ate.
Prane QR kodit, shkruani: 'Skanoni per te pare menune' me nje ikone te telefonit. Mos supozoni qe te gjithe dijne cfare eshte QR kodi.
Menuja dixhitale kerkon internet. Sigurohuni qe restorani ka Wi-Fi te mire ose qe menuja ngarkohet shpejt edhe me te dhena celulare.
Testoni menune ne iPhone, Android, tableta, dhe kompjutera. Sigurohuni qe duket mire ne te gjitha madhesit e ekranit.
Klikont gjeneron menu dixhitale automatikisht nga katalogu juaj i produkteve. Cdo ndryshim qe beni ne POS (cmime, artikuj te rinj, artikuj te fshire) reflektohet menjehere ne menune dixhitale. QR kodi lidhet direkt me sistemin POS per porosi te menjehereshme.
Me Klikont, menuja dixhitale eshte e perfshire ne platforme pa kosto shtese. Nese perdorni platforma te tjera, kostoja varion nga 0 EUR (plane baze falas) deri ne 30-50 EUR ne muaj per plane premium. Printimi i QR kodeve kushton vetem 5-20 EUR.
Po, nese menuja dixhitale eshte e integruar me POS-in (si ne Klikont), klientet mund te zgjedhin pjatat, te shtojne shenime (pa kripe, ekstra salce, etj.), dhe te dergojne porosine direkt ne kuzhine pa pritur kamerierin.
Menuja dixhitale kerkon lidhje interneti per skanim te pare. Megjithate, disa platforma e ruajne menune ne cache te telefonit pas shikimit te pare, keshtu qe mund te hapet serish edhe pa internet.
Klikont gjeneron menu dixhitale automatikisht nga katalogu juaj. Pa kosto printimi, me update te menjehereshme.