Inventari dhe Magazina

Kontrolloni stokun tuaj ne kohe reale

Dini gjithmone sa stok keni, ku ndodhet, dhe kur duhet te porositni me shume. Shume-magazine, barkod, alerte, dhe PDA skaner per kontroll te plote.

Gjendja e Stokut
Kerko...
Makiato 250g
COF-001
342Ne stok
Qumesht 1L
MLK-012
18I ulet
Sheqer 1kg
SUG-003
0Mungon
Caj Jeshil 100g
TEA-007
156Ne stok
Biskota 200g
BSK-019
8I ulet

Kontrolli i plote i inventarit

Nga pranimi i mallrave deri te inventarizimi, Klikont mbulon cdo aspekt te menaxhimit te stokut.

Shume-magazine

Menaxhoni stokun ne disa magazine, dyqane, ose lokacione. Shikoni gjendjen e stokut per cdo lokacion ne kohe reale.

Barkod dhe SKU

Cdo produkt identifikohet me barkod dhe SKU unik. Skanoni per hyrje, dalje, transfere, dhe inventarizim te shpejte.

Alerte stoku

Vendosni nivele minimale per cdo produkt. Kur stoku bie nen kufirin, merrni njoftim automatik per te porositur me kohe.

Transfere ndermjet magazinave

Transferoni stok nga nje magazine ne tjetren me nje klik. Ndiqni statusin e transferes deri ne pranimin perfundimtar.

PDA skaner

Perdorni pajisje PDA (handheld) me Android per inventarizim, pranim mallrash, dhe ndiqje ne magazine. Sinkronizim ne kohe reale.

Vleresimi i stokut

Llogaritni vleren e inventarit me metoda te ndryshme: FIFO, kosto mesatare, ose kosto specifike. Raporte te detajuara.

Ndiqja e loteve

Ndiqni produkte sipas loteve (batch) me data prodhimi dhe skadence. I domosdoshem per ushqime, farmaci, dhe produkte te ndjeshem.

Operacione ne grup (batch)

Kryeni veprime ne shume produkte njekohesisht: perditesim cmimesh, shtim kategorish, printim etiketash, dhe eksport.

Historiku i plote

Cdo levizje stoku regjistrohet me date, perdorues, dhe arsye. Ndiqni historikun e plote te cdo produkti nga hyrja deri ne shitje.

Kategori dhe atribute

Organizoni produktet me kategori, nenkategori, dhe atribute te personalizueshme (ngjyra, madhesia, pesha).

Shume-Magazine

Menaxhoni disa magazine nga nje vend

Pavarshisht nese keni nje dyqan ose 50, Klikont ju jep pamjen e plote te stokut ne cdo lokacion. Transferoni mallra ndermjet magazinave, shikoni raportet per lokacion, dhe optimizoni shperndarjen.

  • Stoku ne kohe reale per cdo magazine
  • Transfere te shpejta ndermjet lokacioneve
  • Raporte krahasuese per magazine
  • Alerte stoku specifike per lokacion
  • Ndiqje e transportit ndermjet magazinave
  • Inventarizim i pavarur per cdo magazine
Magazina Qendrore
Prishtine
1247
artikuj
82% kapaciteti
Dyqani #1
Prizren
438
artikuj
64% kapaciteti
Dyqani #2
Peje
312
artikuj
51% kapaciteti
Inventarizim Aktiv
COF-001
342
MLK-012
18
SUG-003
0
TEA-007
156
3 nga 4 te skanuar
PDA Skaner

Inventarizim i shpejte me pajisje mobile

Perdorni pajisje Android PDA me skaner te integruar per te kryer inventarizime, pranim mallrash, dhe kontroll stoku direkt ne magazine. Te dhenat sinkronizohen ne kohe reale me sistemin.

  • Skanim i shpejte me kamera ose skaner lazer
  • Inventarizim i plote ose i pjesshem
  • Pranim mallrash me verifikim automatik
  • Sinkronizim ne kohe reale me serverin
  • Punon edhe me lidhje te dobet interneti

I lidhur me cdo modul te Klikont

Inventari nuk eshte vetem numra. Eshte i lidhur me shitjet, financat, blerjet, dhe prodhimin per nje pamje te plote.

POS

Cdo shitje ne POS zbret stokun automatikisht. Stoku i sakte ne cdo moment pa nderhyrje manuale.

Kontabiliteti

Levizjet e stokut reflektohen ne kontabilitet. Vlera e inventarit llogaritet automatikisht ne bilancin tuaj.

Blerjet

Porositë te furnitoreve rrisin stokun automatikisht kur mallrat pranohen ne magazine.

Prodhimi

Lendet e para zbriten nga stoku kur nis prodhimi. Produktet e gatshme shtohen automatikisht.

Kontrolloni stokun tuaj sot

Filloni me Klikont Inventar falas. Pa kartele krediti, pa kontrate.