Zgjidhje per Hotele dhe Turizëm

Menaxhoni hotelin tuaj nga nje platforme e vetme

Nga rezervimi i pare deri te check-out. Klikont menaxhon dhomat, mysafirët, faturimin, shërbimet shtesë dhe raportet ne nje sistem te integruar. I ndërtuar per hotelet e Kosovës dhe rajonit.

Gjithcka qe hoteli juaj ka nevoje

Module te specializuara per hoteleri, te integruara me POS, inventar, kontabilitet dhe raporte.

Menaxhim dhomash

Planimetri vizuale e hotelit me statusin e cdo dhome: e lirë, e zënë, ne pastrim, ne mirembajtje. Ndryshoni statusin me nje klik.

Rezervime

Sistemi i rezervimeve tregon disponueshmërinë ne kohe reale. Merrni rezervime manualisht ose nga kanalet online. Shmangni mbivendosjet automatikisht.

Check-in dhe check-out

Procesi i shpejte i check-in me skanim te dokumentit, percaktim te dhomës dhe krijim te kartelës se mysafirit. Check-out me faturim te plote ne sekonda.

Faturim mysafirësh

Cdo shpenzim i mysafirit regjistrohet ne llogarine e dhomës: minibar, restorant, spa, parkimi. Fatura përfundimtare gjenerohet automatikisht ne check-out.

Minibar

Menaxhoni inventarin e minibarit per cdo dhomë. Regjistoni konsumin, automatizoni rimbushjen dhe faturoni direkt ne llogarine e mysafirit.

Shërbime spa dhe shtesë

Menaxhoni rezervimet per spa, pishinë, palestër dhe shërbime te tjera shtesë. Cdo shërbim lidhet me llogarine e mysafirit automatikisht.

Integrim OTA

Lidhuni me Booking.com, Airbnb dhe platforma te tjera. Rezervimet sinkronizohen automatikisht, cmimet perditësohen ne te gjitha kanalet njëkohësisht.

Raporte te zënies dhe te ardhurave

Shikoni perqindjen e zënies, te ardhurat per dhomë (RevPAR), kohën mesatare te qëndrimit dhe trendet sezonale. Eksportoni raportet ne PDF ose Excel.

Lloje dhomash dhe tarifash

Percaktoni lloje te ndryshme dhomash me tarifa sezonale, oferta speciale, paketa dhe cmime per grupe. Sistemi sugjeron cmimin optimal sipas kerkesës.

Profili i mysafirit

Ruani historikun e cdo mysafiri: qëndrimet e mëparshme, preferencat, shënimet speciale. Ofroni shërbim te personalizuar per mysafirë te kthyer.

Si e perdorin bizneset Klikont per hotele

Zgjidhje praktike per lloje te ndryshme te bizneseve te hoteleve dhe turizmit.

Hotel butik ne qendër te qytetit

Nje hotel me 30 dhoma ne Prishtine perdor Klikont per menaxhimin e plote te operacioneve ditore. Recepsionistja kryen check-in ne me pak se 2 minuta, minibar-i faturohet automatikisht, dhe pronari shikon te ardhurat ne kohe reale nga paneli i kontrollit. Rezervimet nga Booking.com sinkronizohen automatikisht.

Resort ne bregdet

Nje resort me 80 dhoma, restorant dhe spa ne bregdetin shqiptar perdor Klikont per te lidhur te gjitha shërbimet ne nje platforme. Mysafiri porosit ne restorant, perdor spa-n, merr shërbime plazhi, dhe gjithcka faturohet ne llogarine e dhomës. Ne check-out, fatura eshte gati.

Zinxhir hotelesh

Nje grup me 3 hotele ne Kosove perdor Klikont per menaxhim te centralizuar. Raportet konsolidohen per te gjitha pronat, tarifat menaxhohen nga nje vend, dhe stafi ka akses vetem ne hotelin ku punon. Pronari krahason performancen e cdo hoteli ne nje panel te vetëm.

Integrohet me te gjitha modulet e Klikont

Klikont per hotele integrohet me modulet e tjera: kontabiliteti, inventari, BNj dhe paga, raportet, pagesat dhe blerjet. Cdo faturë mysafiri regjistrohet ne kontabilitet, cdo artikull i perdorur zbret nga inventari, dhe cdo orar i stafit ruhet ne BNj.

KontabilitetiInventariBNj dhe PagaRaportetPagesatBlerjet dhe Furnitorët

Gati te modernizoni hotelin tuaj?

Filloni falas sot. Pa kartë krediti, pa kontratë.