Zgjidhje per Klinika Mjekësore

Softuer i specializuar per klinika dhe ordinanca

Klikont ofron zgjidhjen e plote per klinika mjekësore, ordinanca dhe laboratorë. Kartelat e pacientëve, terminet, recetat, faturimi dhe raportet, te gjitha ne nje platforme te sigurt dhe te lehte per tu perdorur.

Gjithcka qe klinika juaj ka nevoje

Module te specializuara per mjekësinë, te integruara me faturim, kontabilitet dhe raporte.

Kartelë pacienti

Kartela elektronike per cdo pacient me te dhënat personale, historikun mjekësor, alergji, ilaçe aktuale dhe shënime te mjekut. Aksesi i shpejte me kërkim ose kod pacienti.

Kalendar terminesh

Kalendari i termineve tregon disponueshmërinë e cdo mjeku. Caktoni termine, dërgoni kujtesa automatike me SMS ose email, dhe shmangni mbivendosjet.

Receta dixhitale

Krijoni receta dixhitale me lista te ilaçeve, dozave dhe udhëzimeve. Receta printohet ose dërgohet dixhitalisht. Historiku i recetave ruhet ne kartelën e pacientit.

Faturim mjekësor

Faturoni shërbimet mjekësore, vizitat, analizat dhe procedurat. Mbështet pagesa te ndara, sigurimin shëndetësor dhe fatura fiskale sipas ATK.

Histori klinike

Cdo vizitë regjistrohet me datën, simptomat, diagnozën, trajtimin dhe shënimet e mjekut. Historiku i plote i pacientit eshte gjithmone i disponueshëm.

Raporte diagnostike

Gjeneroni raporte per analizat laboratorike, ekzaminimet dhe procedurat. Raportet lidhen me kartelën e pacientit dhe mund te printohen ose dërgohen me email.

Dokumenta pacientësh

Ngarkoni dhe ruani dokumente te pacientit: rezultate analizash, imazhe, referime dhe dokumente te tjera mjekësore. Gjithcka e organizuar ne dosjen e pacientit.

Plane trajtimi

Krijoni plane trajtimi per pacientët me seanca te planifikuara, ilaçe te percaktuara dhe objektiva te matshme. Ndiqni progresin e pacientit vizitë pas vizite.

Statistika mjekësore

Numri i pacientëve, vizitave, procedurave dhe te ardhurave sipas periudhës. Analizoni trendet, shërbimet me te kerkuara dhe performancen e cdo mjeku.

Shume-specialitete

Mbështet klinika me disa specialitete: mjekësi e pergjithshme, dentistri, dermatologji, okulistikë dhe te tjera. Cdo specialitet ka shablonet e veta te vizitës.

Si e perdorin bizneset Klikont per mjekësi

Zgjidhje praktike per klinika, ordinanca dhe laboratorë mjekësorë.

Klinikë dentare

Nje klinikë dentare me 3 karriget ne Prishtine perdor Klikont per menaxhimin e termineve, kartelave te pacientëve dhe faturimit. Cdo pacient ka kartelën dixhitale me historikun e trajtimeve dentare, radiografitë dhe planet e trajtimit. Terminet menaxhohen ne kalendar me kujtesa automatike per pacientët.

Poliklinikë shume-specialitetesh

Nje poliklinikë me 8 mjekë te specialiteteve te ndryshme ne Prizren perdor Klikont per te centralizuar menaxhimin. Cdo mjek ka kalendarin e vet te termineve, por recepsioni shikon disponueshmërinë e te gjithëve. Faturat gjenerohen automatikisht sipas listës se cmimeve te shërbimeve.

Laborator analizash

Nje laborator mjekësor ne Ferizaj perdor Klikont per te menaxhuar porositë e analizave, rezultatet dhe faturimin. Pacientët regjistrohen, analizat caktohen me kodet perkatëse, rezultatet futen ne sistem dhe raporti i printueshëm gjenerohet automatikisht. Historiku i te gjitha analizave ruhet ne kartelën e pacientit.

Integrohet me te gjitha modulet e Klikont

Klikont per klinika integrohet me modulet e tjera: kontabiliteti, inventari, BNj dhe paga, raportet dhe pagesat. Cdo faturë mjekësore regjistrohet ne kontabilitet, materialet mjekësore menaxhohen ne inventar, dhe stafi menaxhohet ne modulin e BNj.

KontabilitetiInventariBNj dhe PagaRaportetPagesatBlerjet dhe Furnitorët

Gati te dixhitalizoni klinikën tuaj?

Filloni falas sot. Pa kartë krediti, pa kontratë.