Stafi eshte shpenzimi me i madh i restorantit pas ushqimit. Menaxhimi i duhur i turneve, orareve, dhe pagave ndikon drejtperdrejt ne fitimin tuaj. Ky udhezues mbulon gjithcka qe duhet te dini per menaxhimin efektiv te stafit ne restorant.
Zgjedhja e modelit te turneve varet nga orari i restorantit, numri i klienteve sipas ores, dhe numri i punonjesve. Ketu jane modelet me te zakonshme.
| Turni | Orari | Stafi | Shenime |
|---|---|---|---|
| Turni i mengjesit | 07:00 - 15:00 | 1 kuzhinier, 1 kamarier, 1 kasier | Pergaditja e dites, sherbimi i mengjesit/drekës. Zakonisht me pak kliente. |
| Turni i pasdites | 15:00 - 23:00 | 2 kuzhiniere, 2 kamariere, 1 kasier | Ora me e ngarkuar. Darka eshte periudha kryesore e te ardhurave. |
| Turni i ndarë (split shift) | 11:00-14:00 + 18:00-23:00 | Stafi me eksperience | Mbulon vetem oret e pikut. Punonjesit kane pushim ne mes. Me efikas per labor cost. |
| Turni i fundjavës | 10:00 - 24:00 (me rotacion) | Staf i plote + ekstra | Fundjavat kerkojne 30-50% me shume staf. Planifikoni 2 jave para. |
Pagat ne vijim jane orientuese per tregun e Kosoves. Pagat aktuale varen nga lokacioni, eksperienca, dhe madhesia e restorantit.
| Pozicioni | Paga orientuese | Pergjegjesite kryesore |
|---|---|---|
| Kuzhinier kryesor | 500 - 900 EUR/muaj | Menaxhon kuzhinon, krijon recetat, kontrollon cilesine |
| Kuzhinier ndihmes | 350 - 600 EUR/muaj | Pergatit ushqimin, ndihmon ne porosi te shumta |
| Kamarier/e | 300 - 500 EUR/muaj + bakshish | Merr porosi, sherben, menaxhon tavolinat |
| Kasier/e | 300 - 450 EUR/muaj | Proceser pagesa, leshon fatura, menaxhon arken |
| Menaxher/e | 600 - 1,200 EUR/muaj | Mbikqyr operacionet, menaxhon stafin, raporton tek pronari |
| Pastrues/e | 250 - 400 EUR/muaj | Mban pastrine e lokalit, kuzhines, dhe tueleteve |
Labor cost eshte perqindja e te ardhurave qe shkon per pagat e stafit. Eshte nje nga treguesit me te rendesishem per shendetin financiar te restorantit.
| Skenari | Labor Cost % | Pershkrimi |
|---|---|---|
| Shkelqyer | 20-25% | Stafi efikas, orare te optimizuara, pak overtime |
| Mire | 25-30% | Normale per shumicen e restoranteve ne Kosove |
| Mesatar | 30-35% | Ka hapesire per permiresim ne orare dhe efikasitet |
| Problematik | Mbi 35% | Shume staf ne oret e ngadalta, overtime i tepert, ose paga te larta |
Te gjith punonjesit e turniit ndajne bakshishin ne menyre te barabarte.
Kamarieret marrin 60%, kuzhinieret 30%, pastruesit 10%.
Bakshishi ndahet sipas numrit te oreve te punuara ne turn.
Cdo kamarier mban bakshishin e tavolinave te veta.
Matni performancen me tregues te qarte dhe objektive. Kjo ju ndihmon te identifikoni punonjesit me te mire dhe ata qe kane nevoje per trajnim.
Overtime rrit labor cost dhe lodh stafin. Sipas ligjit te punes ne Kosove, oret jashte orarit paguhen me shtese 30% per dite pune dhe 50% per fundjavat.
Moduli BNj (Burime Njerezore) i Klikont eshte ndertuar per biznese gastronomike. Krijoni orare dhe turne, regjistroni oret e punes me check-in dixhital, llogaritni pagat me overtime dhe kontribute, dhe gjurmoni performancen e cdo punonjesi.
Raporti i labor cost gjenerohet automatikisht dhe krahasohet me te ardhurat ditore. Keshtu e dini ne cdo moment nese keni numrin e duhur te stafit per nivelin e shitjeve.
Per shumicen e restoranteve ne Kosove, labor cost ideale eshte 25-30% e te ardhurave. Kjo perfshine pagat bruto, kontributet, dhe cdo kosto tjeter te lidhur me stafin. Se bashku me food cost, keto dy tregues nuk duhet te kalojne 60-65% te te ardhurave.
Vendosni politike te qarte per ndarjen e bakshishit qe nga fillimi. Metodat me te zakonshme jane ndarje e barabarte per stafin e turniit ose ndarje bazuar ne pozicion (kamarieret 60%, kuzhinieret 30%, te tjeret 10%). Komunikoni politiken me stafin gjate punesimit.
Moduli BNj i Klikont menaxhon oraret dhe turnet, regjistron oret e punes me check-in/check-out, llogarit pagat me overtime dhe kontribute, gjurmon performancen e cdo punonjesi bazuar ne shitje, dhe gjeneron raportet e labor cost automatikisht.
Klikont BNj menaxhon turnet, oret, pagat, dhe performancen e stafit tuaj. Filloni falas sot.