Fjalor9 Prill 2026

Cfare Eshte ERP (Enterprise Resource Planning)?

ERP (Enterprise Resource Planning) eshte nje sistem softuerik qe bashkon te gjitha proceset e nje biznesi ne nje platforme te vetme. Ne vend qe te keni softuer te ndryshem per shitje, inventar, kontabilitet, dhe punonjes, ERP i integron te gjitha ne nje vend. Le te shohim me hollesi.

Modulet kryesore te nje ERP

Nje ERP perbehet nga module te ndryshme. Cdo modul mbulon nje fushe te biznesit. Bizneset zgjedhin modulet qe u duhen.

Kontabiliteti dhe Financat

Menaxhon librat kontabel, bilancin, pasqyren e te ardhurave, tatimin, dhe raportet financiare.

Inventari dhe Depo

Gjurmon stokun ne kohe reale, menaxhon depo te shumta, numrime stoku, dhe transfere.

Shitjet dhe POS

Regjistron shitjet, menaxhon cmimet, proceson pagesat, dhe gjeneron fatura.

Blerjet (Purchasing)

Menaxhon porosi furnizuesve, pranimin e mallrave, krahasimin e cmimeve, dhe pagesat.

Burimet Njerezore (HR)

Menaxhon punonjesit, kontratat, mungesat, vleresimin, dhe dokumentet e stafit.

Pagat (Payroll)

Llogarit pagat, kontributet, tatimin ne burim, dhe gjeneron fletepagesa.

Prodhimi

Menaxhon BOM, urdher-prodhi met, planifikimin e materialeve, dhe llogaritjen e kostos.

CRM (Menaxhimi i Klienteve)

Gjurmon klientet, historine e blerjeve, preferecat, dhe komunikimet.

Perfitimet e perdorimit te ERP

Nje burim i vetme i te dhenave

Te gjitha departamentet punojne me te njejtat te dhena. Asgje nuk humbet mes spreadsheet-eve dhe email-eve.

Automatizim i proceseve

Kur shisni nje produkt, inventari perditsohet, kontabiliteti regjistrohet, dhe raporti gjenerohet automatikisht.

Vendimmarrje me e mire

Raportet ne kohe reale ju tregojne gjendjen e biznesit ne cdo moment. Jo me vendime bazuar ne instinkt.

Efikasitet operacional

Eliminon punen manuale repetitive. Stafi kalon me pak kohe duke futur te dhena dhe me shume kohe duke krijuar vlere.

Perputhshmeri me ligjet

Raportimi tatimor, fiskalizimi, dhe deklaratat jane me te lehta kur te dhenat jane te organizuara dhe te sakta.

Skalim i biznesit

Kur biznesi rritet, ERP rritet me te. Shtoni module, perdorues, dhe lokacione pa ndryshuar sistemin.

Cloud vs On-Premise: krahasimi

KriteriCloudOn-Premise
Vendndodhja e te dhenaveServera te sigurt ne internetServeri juaj lokal
AksesiNga kudo me internetVetem nga zyra/rrjeti lokal
Kostoja fillestareE ulet (abonim mujor)E larte (licenece + server)
MirembajtjaOfruesi e menaxhonJu duhet IT specialist
PerditesimetAutomatikeManuale
BackupAutomatikManual (pergjegjesia juaj)
SkalimiI lehte (shtoni perdorues)Kerkon hardware te ri
SiguriaEnkriptim profesionalVaret nga konfigurimi juaj

Kur ka nevoje biznesi juaj per ERP?

Keni me shume se 5 punonjes

Komunikimi mes departamenteve behet i veshtire pa nje sistem te centralizuar.

Perdorni shume softuer te ndryshem

Keni Excel per inventar, nje program tjeter per kontabilitet, dhe tjeter per paga. Asgje nuk lidhet.

Nuk i besoni numrave tuaj

Raportet financiare nuk perputhen, stoku ne sistem nuk perputhet me realitetin, ose fitimi real eshte i panjohur.

Kaloni shume kohe ne pune manuale

Stafi kalon ore duke kopjuar te dhena nga nje sistem ne tjetrin, duke bere llogaritje manuale, ose duke kerkuar informacion.

Biznesi po rritet shpejt

Proceset qe funksiononin per 2 punonjes nuk funksionojne per 20. ERP ju pergatit per rritje.

Pyetje te shpeshta

Cfare do te thote ERP?

ERP eshte shkurtese per 'Enterprise Resource Planning' (Planifikimi i Burimeve te Ndermarrjes). Eshte nje sistem softuerik qe integron te gjitha proceset e nje biznesi ne nje platforme te vetme: shitjet, inventarin, kontabilitetin, blerjet, punonjesit, dhe prodhimin.

Cfare eshte ndryshimi mes ERP dhe POS?

POS eshte vetem nje modul i ERP. POS menaxhon shitjet dhe pagesat. ERP menaxhon te gjithe biznesin: shitjet, inventarin, kontabilitetin, blerjet, punonjesit, prodhimin, etj. Klikont eshte ERP i plote qe perfshine edhe POS.

A me duhet ERP nese kam biznes te vogel?

Varet. Nese keni vetem 1-2 punonjes dhe nje aktivitet te thjeshte, ndoshta jo ende. Por nese keni inventar, punonjes, dhe doni te rriteni, ERP do t'ju kurseje kohe dhe para qe ne fillim.

Sa kushton nje sistem ERP?

Kostoja varion shume. ERP te medha (SAP, Oracle) kushtojne mijera EUR ne muaj. Per biznese te vogla ne Kosove, ka zgjidhje me te perballueshme. Klikont ofron plan falas per biznese te vogla dhe plane te pageshme nga 29 EUR/muaj.

Sa kohe duhet per te implementuar ERP?

Per biznese te vogla, 1-4 jave. Per biznese te mesme, 1-3 muaj. Per ndermarrje te medha, 6-12 muaj. Me Klikont, mund te filloni brenda 1 dite sepse eshte ne cloud dhe i gatsh per perdorim.

Artikuj te ngjashem

Klikont: ERP i plote per biznese ne Kosove

Shitje, inventar, kontabilitet, blerje, punonjes, prodhim. Te gjitha ne nje platforme. Filloni falas.