E-commerce ne Kosove eshte ne rritje te shpejte. Me mbi 90% te popullates qe perdor internetin dhe nje gjenerata te re qe preferon blerjet online, tani eshte koha ideale per te hapur nje dyqan online. Ky udherrefyes mbulon cdo hap qe duhet te ndiqni.
Identifikoni cfare do te shitni online. Produktet fizike kerkojne logjistike te dorezimit, ndersa produktet dixhitale (kurse, template, softuer) kane marzhe me te larta dhe logjistike me te thjeshte.
Platforma eshte baza e dyqanit tuaj online. Mundeni te perdorni platforma te gatshme (Shopify, WooCommerce) ose te ndertoni nje website te personalizuar.
Klientet duhet te mund te paguajne lehte. Ne Kosove, mundosite perfshijne pagese me kartele, transferte bankare, dhe pagese ne dorezim (cash on delivery).
Dorezimi eshte nje nga sfidat me te medha te e-commerce ne Kosove. Partneroni me kompani te dorezimit ose organizoni dorezimin tuaj.
E-commerce ka kerkesat e veta ligjore ne Kosove. Duhet te jeni ne perputhje me ligjet per mbrojtjen e konsumatorit, TVSH, dhe faturimin fiskal.
Dyqani me i mire nuk vlen asgje nese askush nuk e di qe ekziston. Marketingu dixhital eshte jetik per suksesin e e-commerce.
| Platforma | Kosto | Lehtesia | Personalizimi | Me e mire per |
|---|---|---|---|---|
| Shopify | 29+ USD/muaj | E larte | Mesatare | Fillestar, shitje te shpejta |
| WooCommerce | Hosting (5-30 USD/muaj) | Mesatare | E larte | Kontroll i plote, buxhet i ulet |
| Instagram Shop | Falas | Shume e larte | E ulet | Fillim i shpejte, produkte vizuale |
| Website custom | 500-5,000+ EUR njehëre | E ulet | Maksimale | Biznese me kerkesa specifike |
Teknikisht mund te filloni te shitni ne rrjete sociale, por per operim te ligjshem duhet te regjistroni biznesin. Nese shitjet tuaja jane te rregullta dhe tejkalojne pragun, jeni te detyruar te regjistroheni dhe te paguani taksa.
Pagesa ne dorezim (cash on delivery) mbetet me e perdorshme ne Kosove per shkak te nivelit te ulet te besimit online. Megjithate, ofroni edhe pagese me kartele (Stripe, kartela bankare) per klientet qe preferojne pagese online.
Mund te filloni me shume pak: nje Instagram Shop eshte falas, Shopify kushton 29 USD/muaj, ndersa WooCommerce kerkon vetem hosting (5-30 USD/muaj). Investimi me i madh eshte ne marketing dhe inventar, jo ne platformen.
Jo domosdoshmerisht. Modeli dropshipping ju lejon te shitni pa mbajtur inventar. Megjithate, per cilesi me te mire te sherbimit dhe marzhe me te larta, mbajta e inventarit tuaj eshte me e mire.
POS, inventar, faturim fiskal, dhe raporte. I pershtatshem per e-commerce dhe dyqane fizike.