Cdo biznes ne Kosove duhet te dijë se cilat jane gjobat qe aplikon ATK-ja per vonesa, mospagesa, ose shkelje te ligjit tatimor. Ne kete udhezues do te gjeni te gjitha llojet e gjobave, shumat perkatese, si llogariten kamatat, dhe hapat konkrete per te shmangur gjobat. Gjithashtu do te mesoni si te ankimoni nese mendoni qe gjoba eshte e padrejte.
Kur deklarata dorezohet pas afatit te caktuar
| Shkelja | Gjoba / Denimi |
|---|---|
| Deklarata e TVSH-se me vonese (deri 30 dite) | 100 - 250 EUR |
| Deklarata e TVSH-se me vonese (mbi 30 dite) | 250 - 500 EUR |
| Deklarata e tatimit ne paga me vonese | 100 - 250 EUR |
| Deklarata vjetore e TAK me vonese | 250 - 500 EUR |
| Deklarata vjetore e TAP me vonese | 100 - 500 EUR |
Kur tatimi deklarohet por nuk paguhet ne afat
| Shkelja | Gjoba / Denimi |
|---|---|
| Kamate per vonese (per cdo muaj) | 1% e shumes se papaguar |
| TVSH e papaguar mbi 60 dite | Gjobe + kamate kumulative |
| Tatimi ne burim i papaguar | Gjobe + kamate + mundesi e bllokimit te llogarise |
Kur biznesi nuk regjistrohet sic kerkohet nga ligji
| Shkelja | Gjoba / Denimi |
|---|---|
| Mosregjistrim per TVSH (mbi pragun 30,000 EUR) | Deri 2,500 EUR + TVSH retroaktive |
| Mosregjistrim i biznesit ne ATK | 500 - 2,500 EUR |
| Mosinstalim i pajisjes fiskale | 500 - 2,000 EUR |
| Mosleshim i kuponit fiskal | 250 - 1,000 EUR per rast |
Shkelje te qellimshme te ligjit tatimor
| Shkelja | Gjoba / Denimi |
|---|---|
| Fshehje e te ardhurave | 25-50% e tatimit te fshehur + kamate |
| Fatura fiktive (blerje te pavertetuara) | Deri 50% e TVSH-se se kerkuar + procedura penale |
| Mosmbatje e librave kontabel | 500 - 3,000 EUR |
| Pengim i inspektimit tatimor | 500 - 5,000 EUR |
ATK-ja aplikon kamate prej 1% per cdo muaj vonese mbi shumen e papaguar te tatimit. Kamata fillon te llogaritet nga dita pas afatit te pageses dhe nuk ka kufi maksimal. Shembulli me poshte tregon si rritet borxhi me kalimin e kohes.
| Periudha | Norma | Shembull (borxh 1,000 EUR) |
|---|---|---|
| 1 muaj vonese | 1% | 1,000 EUR x 1% = 10 EUR kamate |
| 3 muaj vonese | 3% | 1,000 EUR x 3% = 30 EUR kamate |
| 6 muaj vonese | 6% | 1,000 EUR x 6% = 60 EUR kamate |
| 12 muaj vonese | 12% | 1,000 EUR x 12% = 120 EUR kamate |
| 24 muaj vonese | 24% | 1,000 EUR x 24% = 240 EUR kamate |
Kujdes: Kamatat jane kumulative dhe nuk kane kufi. Per nje borxh prej 10,000 EUR, pas 12 muajsh vonese do te keni 1,200 EUR kamate shtese plus gjobat fillestare.
Krijoni njoftimet ne kalendar per cdo afat tatimor. Klikont ju njofton automatikisht per afatet e ardhshme.
Mos e lini mbylljen e librave per momentin e fundit. Mbyllni librat e cdo muaji brenda 5 diteve te para te muajit pasardhes.
Me Klikont, raportet per TVSH, paga, dhe TAK gjenerohen automatikisht nga te dhenat e POS-it dhe modulit te kontabilitetit.
Nje kontabilist i certifikuar mund te verifikoje deklaratat para dorezimit dhe te siguroje perputhje te plote me ligjin.
Pas dorezimit ne EDI, shkarkoni konfirmimin. Kjo shert si provë qe keni deklaruar brenda afatit.
Ligjet tatimore ndryshojne. Kontroloni faqen zyrtare te ATK-se ne fillim te cdo viti per ndryshime ne norma ose afate.
Nese merrni nje gjobe qe mendoni se eshte e padrejte, keni te drejte ligjore te ankimoni. Ja hapat qe duhet te ndiqni.
ATK-ja ju dergon njoftimin me shumen e gjobse, arsyen, dhe te drejtat tuaja per ankim.
Shkruani ankesen me arsyet pse mendoni qe gjoba eshte e padrejte. Bashkengjitni dokumentet mbeshtetes.
Dorezoni ankesen tek Departamenti i Ankesave ne ATK. Mund te beni kete elektronikisht ose fizikisht.
ATK-ja ka afat 60 dite per te vendosur. Nese nuk merni pergjigje brenda afatit, ankesa konsiderohet e pranuar.
Nese nuk jeni te kenaqur me vendimin e ATK-se, ankimoni ne Bordin e Pavarur te Ankesave brenda 30 diteve.
Klikont automatizon regjistrimin e transaksioneve, gjenerimin e raporteve tatimore, dhe njoftimet per afate. Keshtu shmangni gabimet manuale qe cojne ne gjoba.
Automatizoni raportet, mbani afatet, dhe siguroni perputhje te plote me ligjin tatimor. Filloni falas.