Gjetja e financimit eshte nje nga sfidat me te medha per sipermarresit ne Kosove. Por mundesiite jane me te shumta se sa mendoni. Nga grantet e KIESA-s deri tek investitoret angel dhe programet e BE-se, ky udhezues mbulon te gjitha burimet e financimit.
Shuma tipike: Varion
Shuma tipike: 1,000 - 50,000 EUR
Shuma tipike: 5,000 - 500,000 EUR
Shuma tipike: 5,000 - 500,000 EUR
Shuma tipike: 10,000 - 200,000 EUR
Shuma tipike: 100,000 - 5,000,000 EUR
Ofron grante per biznese te reja dhe ekzistuese ne Kosove. Fokusohet ne prodhim, bujqesi, turizem, dhe IT.
Programi me i madh i inkubimit ne Kosove. Ofron hapesire pune, mentorim, dhe financim fillestar per startupe teknologjike.
Nuk eshte grant, por garanton deri ne 50% te kredise bankare. Lehteson qasjen ne financim per bizneset qe nuk kane kolateral te mjaftueshem.
Programe te Bashkimit Europian per inovacion, konkurrueshmeri, dhe zhvillim. Kosova ka qasje ne disa prej tyre.
Organizata nderkombetare qe ofrojne grante, trajnime, dhe mbeshtetje teknike per sipermarresit ne Kosove.
| Faza | Burimet tipike | Shuma |
|---|---|---|
| Ide | Kursime, familje, grante fillestare | 0 - 10,000 EUR |
| Pre-seed | Angel investors, inkubatore, grante | 10,000 - 50,000 EUR |
| Seed | Angel investors, micro-VC, grante te medha | 50,000 - 250,000 EUR |
| Series A | Venture Capital, fonde rajonale | 250,000 - 2,000,000 EUR |
| Rritje | VC, kredi bankare, fitimi i reinvestuar | 2,000,000+ EUR |
Filloni me problemin qe zgjidhni. Investitoret duan te shohin qe keni identifikuar nje nevoje reale te tregut dhe keni nje zgjidhje te qarte.
Tregoni sa i madh eshte tregu juaj (TAM, SAM, SOM). Investitoret duan te shohin potencial per rritje. Per Kosoven, perfshini edhe tregun rajonal.
Shpjegoni qarte si fitoni para. Aboniment mujor? Komision per transaksion? Shitje direkte? Sa eshte cmimi mesatar per klient?
Edhe nese jeni ne fillim, tregoni cfare keni arritur: numri i klienteve, xhiroja, rritja mujore, partneritetet, ose feedback-u pozitiv.
Investitoret investojne ne njerez, jo vetem ne ide. Tregoni pse ekipi juaj eshte i duhuri per kete biznes. Pervoja, aftesite, dhe angazhimi jane kyc.
Jini te qarte per sa para kerkoni, per cfare do t'i perdorni, dhe cfare rezultatesh priten. Jepni nje plan 12-18 mujor.
Varet nga faza dhe lloji i biznesit. Per biznese te sherbimeve, bootstrapping eshte shpesh me i miri. Per startupe teknologjike qe kerkojne rritje te shpejte, investitore angel ose VC jane me te pershtatshem. Per biznese prodhuese, grantet dhe kreditë bankare jane opsione solide.
Po, ekzistojne disa investitore angel individuale dhe rrjete informale. ICK dhe disa platforma rajonale (si SouthCentral Ventures) ndimojne ne lidhjen e startupeve me investitore. Scena eshte ende e vogel por ne rritje.
KIESA hap thirrje periodike per grante. Monitoroni faqen e tyre zyrtare, pergatitni nje plan biznesi te detajuar, sigurohuni qe plotesoni kriteret e pranimit, dhe dorezoni aplikimin brenda afatit. Procesi zakonisht zgjat 2-4 muaj.
Zakonisht 10-25% per raundin e pare. Mos jepni me shume se 25% ne nje raund te vetem, sepse do te keni nevoje per raunde te tjera me vone. Sigurohuni qe vleresimi (valuation) eshte i arsyeshem per te dy palet.
Klikont ofron infrastrukturen e biznesit qe cdo startup ka nevoje: POS per shitje, inventar, kontabilitet, dhe raportim. Pa nevoje per sisteme te ndara. Filloni falas dhe rrituni me platformen.
POS, inventar, kontabilitet, dhe raportim. Pa nevoje per sisteme te ndara. Filloni falas me Klikont.